Kapet “tmerri” i qytetit, nga paratë te bizhuteritë, lista e vjedhjeve që ka kryer

Kronikë e zezë

Kapet “tmerri” i qytetit, nga paratë te bizhuteritë, lista e vjedhjeve që ka kryer

Më: 15 prill 2018 Në ora: 10:28
Ilustrim

Dokumentohen një seri vjedhjesh të ndodhura në qytetin e Sarandës. Policia në kuadër të operacionit ”Speed”, ka arrestuar në flagrancë autorin e këtyre vjedhjeve, shtetasin Dhimitri Terolli, 24 vjeç, banues në lagjen ”Nr.3” të qytetit bregdetar.

Sipas Policisë, u krye arrestimi i tij pasi ditën e djeshme në lagjen ”Nr.1”, ka vjedhur banesën e shtetasit A.H., ku ka marrë disa sende të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu ky shtetas është autor i disa vjedhjeve të tjera, konkretisht :

Më datë 12.03.2018, në lagjen ”Nr.1.”, ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetasit O.D..

Më datë 24.03.2018, ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetases S.V..

Më datë 29.03.2018, në lagjen ”Nr.3.”, ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetasit A.B..

Më datë 03.04.2018, në lagjen ”Nr.1.”, ka vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetasit A.V..

Më datë 05.04.2018, në lagjen ”Nr.1.”, ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetasit N.Gj..

Shtetasi rezulton me precedent penal të mëparshëm në fushën e vjedhjeve.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale ”Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat