Sot në mëngjes në qytetin e Gjilanit dyshohet se ka ndodhur një vdekje e dyshimt.
Këtë rast e ka konfirmaur edhe zëdhëndësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit Ismet Hashani, ku ka dhënë se një femër dyshohet se ka kryer vetëvrasje.
“Një femër shtetase e Republikës së Kosovës, dyshohet se ka kryer vetëvrasje”, ka thënë Hashani.
Viktima në fjalë është kryeinfermiera e Spitalit Regjional të Gjilanit, ka thënë Drejtori i Spitalit të Gjilanit, Nisret Hajrullahu.
Media ka kontaktuar edhe me Spitalin Rajonal të Gjilanit të cilët kanë deklaruar se nuk kanë informata të detajuara për rastin në fjalë mirëpo e kanë konfirmuar se bëhet fjalë për kryeinfermieren kryesore të Spitalit.