Dy persona të panjohur e të maskuar e kanë sulmuar fizikisht një tjetër në fshatin Kqiq i Madh të Mitrovicës, duke i grabitur nga oborri veturën e llojit “Opel”, me targa vendore, si dhe para të gatshme në vlerë 4000 euro.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Njësia policore ka arrit të gjejë veturën e cila ishte e braktisur. Rasti është duke u hetuar.