Digjet një piceri në "Çairçanjë", të Shkupit

Kronikë e zezë

Digjet një piceri në "Çairçanjë", të Shkupit

Më: 16 prill 2018 Në ora: 11:23

Një zjarr ka shpërthyer në një piceri në qendrën tregtare "Çairçanjë" në Shkup, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Ministria për Punë të Brendshme kumtoi se zjarri është paraqitur rreth orës 4 të mëngjesit nga një kalimtar rasti. Për shuarjen e zjarrit kanë intervenuar ekipe nga Brigada e zjarrfikësve.

Piceria siç njoftojnë, është djegur tërësisht. Po ndërmeren masa për vërtetimin e shkaqeve për shkaktimin e zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat