Banorët e lagjes së Gjorçe Petrovit të revoltuar nga aksidenti në të cilin një fëmije 10 vjeçar u goditë nga një makinë, kanë bllokuar rrugën “Boris Serafov”, ku edhe ndodhi rasti.
Ata në shenjë revolte janë irrituar edhe nga policia, e cila sipas tyre nuk ka marrë parasysh kërkesat e tyre për vendosjen e semaforëve dhe ndalesave në rrugë.
Djaloshi i goditur është mbajtur në spital për shkak lëndimeve që ka marrë në kokë. Kryetari i qytetit të Shkupit, para disa ditëve deklaroi se ka kërkuar nga policia që të angazhohet për sigurinë në këtë rrugë por sipas tij një person në MPB po bën pengesa.