Padi për dy persona, kanë mashtruar bujqit tetovarë

Kronikë e zezë

Padi për dy persona, kanë mashtruar bujqit tetovarë

Më: 16 prill 2018 Në ora: 16:28
Ilustrim

SPB Tetovë ka ngritur një padi penale kundër P.K.(31) nga Shkupi dhe Z.S.(55) nga fshati Ratae, Tetovë, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e shtatëve veprave penale mashtrim.

Në periudhën nga viti 2013 deri në janar të vitit 2018 banorëve nga Shkupi dhe fshatrave Zhilce dhe Ratae, të paditurit për shumë të caktuar i kanë ndihmuar për fitimin e mjeteve të pakthyeshme nga programi i zhvillimit rural edhe pse nuk i kanë plotësuar kushtet ligjore.

Në këtë mënyrë ata kanë shkaktuar një dëm material prej rreth 8.200 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat