Mbytet në pishinë vogëlushja nga Shqipëria

Kronikë e zezë

Mbytet në pishinë vogëlushja nga Shqipëria

Më: 16 prill 2018 Në ora: 23:25
Foto ilustrim

Një vogëlushe shqiptare ka humbur jetën në ishullin Naksos të Greqisë. Ajo u mbyt në pishinën e hotelit ku punonte e ëma e saj.

Ngjarja ndodhi në fshatin turisatik Mikri Vigla.

Duke mos patur se ku ta linte, nëna e kishte marrë me vete Katerinën 4 vjeçare, dhe po hekuroste në lavanterinë e hotelit.

Siç raporton portali “naxosnews.gr”, në një moment vogëlushja u largua. Kur e jëma e pa se mungonte kishin kaluar 10 minuta.

Gruaja nisi të kërkonte vajzën e vet dhe më në fund e gjeti përmbys, pa ndjenja,   në pishinën e hotelit.

Menjëherë u lajmërua ndihma e shpejtë që mbërriti brenda pak castesh dhe vogëlushja u dërgua në spitalin e ishullit, por ishte vonë, shkruan OraNews

Policia ka arrestuar pronarin e hotelit, me akuzën se nuk kishte marrë masa sigurie për pishinën. Më herët ishin shoqëruar edhe prindërit e vogëlushes, por shpejt u lanë të lirë.

Ngjarja ka shokuar gjithë shoqërinë e ishullit, ku familja shqiptare jetonte prej vitesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat