Godet këmbësorin me veturë, arrestohet një person në Skenderaj

Kronikë e zezë

Godet këmbësorin me veturë, arrestohet një person në Skenderaj

Nga: B.S Më: 18 prill 2018 Në ora: 10:01
Ilustrim

Policia e Kosovës njofton se dje në Skenderaj një person duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia ka goditur këmbësorin, duke i shkaktuar kështu lëndime trupore, përcjellë “Bota sot”.

Viktima është dërguar në spitalin e Mitrovicës për trajtim mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë:

Rr. “Sala e Hamit Jashari”, Skenderaj 17.04.2018-16:15. Është raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar, duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në spitalin e Mitrovicës për trajtim mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat