Gjuzi nuk flet për vrasjen e Majollarit, policia shpall në kërkim mikun e tij

Kronikë e zezë

Gjuzi nuk flet për vrasjen e Majollarit, policia shpall në kërkim mikun e tij

Më: 20 prill 2018 Në ora: 14:31
Viktima Mario Majollari

Kastriot Gjuzi, njeriu i cili akuzohet se mbrëmjen e 10 prillit ekzekutoi të riun Mario Majollari, është marrë në pyetje dy herë nga autoritetet policore në Tiranë, por nuk ka pranuar të flasë.

40-vjeçari u arrestua të enjten nga policia e Kosovës, pasi kaloi në mënyrë të jashtëligjshme kufirin jeshil.Ndërkohë mësohet se policia ka shpallur në kërkim një mik të Gjuzit, i cili dyshohet se e ka ndihmuar që të arratiset.

Kastriot Gjuzi, i njohur edhe me emrin e lindjes Petrit Gjuzi, u shpall në kërkim një ditë pas ngjarjes së rëndë.

Gjuzi dyshohet se e vrau 28-vjeçarit Mario Majollari për gjakmarrje, pasi në vitin 2000 babai i të riut, Avni Majollari, vrau vëllain e Kastriot Gjuzit, Ilir Gjuzin dhe kushëririn e gruas së tij, Armand Nelën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat