Arrestohen 10 të dyshuar për cenim të të drejtave autoriale

Kronikë e zezë

Arrestohen 10 të dyshuar për cenim të të drejtave autoriale

Më: 20 prill 2018 Në ora: 15:32
Njesia Speciale e Kosoves

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike pas një hetimi disa mujor, në bashkëpunim me Njësitë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike si dhe të asistuar nga Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike, nën dyshim për kryerjen e veprave penale ''cenim i të drejtave autoriale'' dhe ''tregti e ndaluar'', ka ndërmarrë një operacion kontrolli në pesë rajone të Kosovës: Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjilan dhe Gjakovë.

Gjatë realizimit të këtij operacioni me urdhëresë të gjykatës kompetente janë kontrolluar 10 (dhjetë) lokale-biznese, 2 (dy) shtëpi-banesa, janë arrestuar 10 (dhjetë) persona si dhe janë sekuestruar dëshmitë në vijim:

shtëpiza kompjuterike 5 (pesë) copë

kompjuterë llap-top 4 (katër) copë

telefona mobilë 2 (dy) copë

Android Box 33 (tridhjetë e tre) copë

TV 1 (një) copë

USB 4 (katër) copë

fletore pune 2 (dy)

paragon-bllok-fatura 2 (dy) copë

Ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit me veprimet e tyre kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme duke shitur platforma të kanaleve televizive të njohura si IPTV pa leje dhe pa autorizim paraprak dhe njëkohësisht duke shkelur të drejtën autoriale të subjekteve të cilët kanë autorizimin dhe të drejtën ekskluzive për emetimin e kanaleve televizive. Me këto veprime të dyshuarit e lartshënuar kanë dëmtuar kompanitë legale të cilët kryejnë veprimtari të rregullt të kësaj fushe sipas ligjeve në fuqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat