Gjendet i vdekur në kanal një person në Prishtinë

Kronikë e zezë

Gjendet i vdekur në kanal një person në Prishtinë

Më: 20 prill 2018 Në ora: 16:47
Foto ilustrim

Një person është gjetur i vdekur në një kanal të Prishtinës mbrëmjen e që lamë pas.

Në fshatin Hajvalia një person i moshës rreth 60 vjeçar kishte rënë në kanal.  Ai kishte humbur jetën. Rastin e ka lajmëruar në polici një banor i lagjes. 

Në vendin e ngjarjes kishin shkuar policia dhe ekipet mjekësore ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Mësohet se i ndjeri kishte vuajtur nga epilepsia.

Për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit i cili po i vazhdon hetimet. Ndërkohë që trupi i pa jetë i 60-vjecarit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat