Në një aksident rrugor gjatë ditës së djeshme është lënduar një biçikliste
Nga MPB informojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në Shkup në bulevarin "Koço Racin" kur një veturë "Opel Astra" e drejtuar nga J.S (80) nga Shkupi, ka goditur një biçikliste A.T (25) nga Shkupi.
Në fatkeqësi, me lëndime të rënda trupore ka përfunduar vajza 25 vjeçare, e cila menjëherë është dërguar në spitalin "Shën Naum Ohridski". Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes.