Një person i plagosur në Deçan

Kronikë e zezë

Një person i plagosur në Deçan

Më: 20 prill 2018 Në ora: 19:08
ilustrim

Sot në fshatin Lëbushë-Deçan nga gjuajtjet me armë zjarri ka mbetur i plagosur një mashkull. Për këtë rast policia ka arrestuar të një person të dyshuar. Bëhet fjalë për U. L. 1965, të njejtit i është bërë konfiskimi i një arme të zjarrit M-57 kalibër 7.62 mm, me një karikator me 6 copë fishekë të kalibrit të njëjtë.

“Viktima, i plagosur nga arma e zjarrit, është dërguar në QKMF Deçan, e më pas në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë dhe sipas vlerësimit të ekipit mjekësor gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

Hetuesit policorë rajonalë, në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme operativo-hetimore për të sqaruar të gjitha rrethanat për kryerjen e veprës penale ‘vrasje në tentativë’.

Me urdhër të prokurorit të shtetit të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme ligjore”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat