Shpërthim në banesën e zyrtarit të Burgjeve, dyshohet për shkak të detyrës

Kronikë e zezë

Shpërthim në banesën e zyrtarit të Burgjeve, dyshohet për shkak të detyrës

Më: 20 prill 2018 Në ora: 22:42
ilustrim

Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në oborrin e shtëpisë së shtetasit Nazmi Demirxhiut në fshatin Ahmetaq të Fushë Krujës.

Nazmi Demirxhiu mësohet se është Drejtor i Paraburgimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe shpërthimi dyshohet të ketë lidhje me detyrën e tij.

Nga shpërthimi nuk ka pasur të lênduar, por e gjithë familja që ka qenë në banesë është përfshirë në panik e pasiguri për jetën.

Lënda plasëse është hedhur nga jashtë në drejtim të banesës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat