Daja sherr me pronarin e lotos, nipi i shkon në ndihmë me kallashnikov

Kronikë e zezë

Daja sherr me pronarin e lotos, nipi i shkon në ndihmë me kallashnikov

Më: 21 prill 2018 Në ora: 11:02
Ilustrim

Dajë e nip janë arrestuar pas konfliktit me armë zjarri me pronarin e një lokali "Lloto Sporti" në Elbasan. Policia e këtij qyteti informon se ndërhyrja e uniformave blu parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të këtij konflikti me armë.

"Konflikti ka nisur fillimisht mes shtetasit Fjodor Berati me pronarin e lokalit, A.B 48 vjeç, dhe më pas nipi i Fjodorit shtetasi Fatjon Pllumbi ka marrë armën e zjarrit kallashnikov dhe ka qëlluar në ajër në afërsi të lokalit" Informoi policia.

Konflikti ka nisur për motive të dobëta dhe nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Në pranga kanë rënë Fatjon Pllumbi, 20 vjeç dhe  Fjodor Berati, 29 vjeç, të dy banues në lagjen Shën-Koll  Elbasan.

Arrestimi në flagrancë i shtetasve u bë për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit", "Kanosje",  kryer në bashkëpunim",  "Prishja e Qetësisë Publike kryer në bashkëpunim" .

Në cilësinë e  provës materiale është sekuestruar arma tip kallashnikov me  një karikator me 12 fishekë ,   si dhe  dy gëzhoja .

Materialet në ngarkim të këtyre shtetaseve do ti  kalojnë  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat