Plagosje me armë në Berat, hajdutët tentuan të vjedhin naftën, por përleshen me rojen

Kronikë e zezë

Plagosje me armë në Berat, hajdutët tentuan të vjedhin naftën, por përleshen me rojen

Më: 21 prill 2018 Në ora: 12:24
Foto ilustrim

Një person mbeti i plagosur në Berat teksa tentoi të vidhte naftë në makineritë e gazsjellësit.

Roja i shërbimit teksa ka ndjerë zhurmë, plagosi me armë gjahu një nga autorët.

Policia e Beratit arrestoi në flagrancë dy autorët që tentuan të kryenin vjedhje, për veprën penale "Vjedhje e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim"

Po ashtu u arrestua edhe roja i parkingut të gazsjellësit i akuzuar për "Plagosje të rëndë me dashje".

Ngjarja u shënua më datë 20.04.2018, rreth orës 23:00, kur shtetasit Shefit Muço dhe Arjan Xhanari kanë tentuar të vjedhin naftë në makineritë e parkuara në objektin e gazësjellësit në fshatin Mbrakull.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat