Dëshmia tronditëse e 15-vjeçares së përdhunuar, dërgoi fëmijën në jetimore - Bota Sot
Dëshmia tronditëse e 15-vjeçares së përdhunuar, dërgoi fëmijën në jetimore

Kronikë e zezë

E hënë, 22 tetor 2018

Dëshmia tronditëse e 15-vjeçares së përdhunuar, dërgoi fëmijën në jetimore

Më: 21 prill 2018 Në ora: 13:51
E mitura

Pavarësisht se deri më tani fqinji i saj, 55- vjecari Ligor Biba nga fshati Velçan kishte mohuar çdo akuzë të ngritur prej të miturës dhe familjes së saj, përgjigja e ADN-së konsiderohet një provë e pakontestueshme, që rëndon pozitën e tij para drejtësisë.

Nga ana tjetër, tre muaj pas lindjes, jeta e nënës së mitur ka marrë një tjetër drejtim.

Pasi është detyruar që foshnjën e saj ta lërë në jetimore, ajo ka braktisur edhe shkollën.

E mitura rrëfen se të afërm të fqinjit që e përdhunoi atë i kanë afruar deri në 10 milionë lekë që ajo të tërhiqet nga pretendimet e saj në ngarkim të Ligor Bibës.

“Më vjen keq që nuk munda ta mbaj fëmijën”, shprehet mes lotëve vajza që ka zënë një cep të dhomës thuajse bosh.

Djali i saj tashmë 3 muajsh ndodhet në një qendër në Tiranë dhe 15- vjeçarja nuk ka mundur ta shohë më asnjëherë, raporton Panorama.

Nga ana tjetër, gjendja e tyre ekonomike është e mjerueshme e si të mos mjaftonin këto, 15- vjeçarja nuk mund të vazhdojë jetën si bashkëmoshatarët e saj. Ajo rrëfen se nuk do ta falë fqinjin e saj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test