Detaje të reja nga shpërthimi me tritol në Fier

Kronikë e zezë

Detaje të reja nga shpërthimi me tritol në Fier

Më: 22 prill 2018 Në ora: 07:11
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngarje e rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në Fier.

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin rreth orës 22:55, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Grecallisë".

Paraprakisht dyshohet se në një automjet tip ‘Benz’ me targa AA270IV, është vendosur lëndë plasëse eksplozivë.

Gjatë kohës së shpërthimit mjeti ka qënë i parkuar dhe drejtuesi i tij sapo kishte hipur në mjet.

Drejtuesi i mjetit E.M, 38 vjeç, banues në Fier, ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat