Një aksident me vdekje ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në fshatin Grabian në vendin e quajtur "Tre Urat".
Mësohet se mjeti tip “Ford” me drejtues Besnik Shurdhaqi banues në fshatin Grabjan, Lushnje është përplasur me një mjet tip "Motorçikletë".
Si pasojë e përplasjes së rëndë ka gjetur vdekjen drejtuesi i motorçikletës, I.Sh, 48 vjeç, banues në Grabjan.
Blutë e Fierit bëjnë me dije se është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje Besnik Shurdhaqi dhe po kryhen veprimet proceduriale. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.