Dy serbë sulmojnë një shqiptar në Gjilan

Kronikë e zezë

Dy serbë sulmojnë një shqiptar në Gjilan

Më: 22 prill 2018 Në ora: 11:31
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën pas orës 22:00 në mbrëmje një shtetas i Kosovës, me etni shqiptare është sulmuar nga dy serbë.

Shtetasi shqiptar është ndaluar në rrugë gjersa ka qenë në lëvizje me veturën e tij dhe sulmuar verbalisht nga dy shtetas të tjerë të Kosovës nga komuniteti serbë të cilët ia kanë bllokuar rrugën me veturën e tyre.

“Dy të dyshuar meshkuj K/Serb me veturën e tyre i kanë bllokuar rrugën, njëkohësisht e kanë ofenduar -shar verbalisht. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori ndërsa rasti është duke u hetuar”, njofton Policia e Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat