Të dielën pasdite, në fshatin Studençan të Suharekës ka ndodhur një mosmarrëveshje e cila ka përfunduar me lëndim trupor.
Sipas raporteve hetimore dyshohet se dy vëllezër janë konfrontuar fizikisht me një qytetar, viktimë në këtë rast, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Gjatë përleshjes është përdor një pistoletë 9mm dhe është shkrehur një fishek por pa e lënduar askënd, ndërkaq dyshohet se viktima është lënduar me qytën (dorëzën) e armës, të cilën, disa dëshmitarë ia largojnë nga dora e më pas ia dorëzojnë policisë me një karikator me 9 fishekë.
Ekipe kompetente policore kanë kryer procedurat e këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe i kanë arrestuar të dyshuarit.
Pas intervistave, me urdhër të prokurorit të shtetit njëri prej tyre ndalët në masën e arrestit policor.
Viktima, pas trajtimit mjekësor në Qendrën e Mjekësisë familjare në Suharekë, udhëzohet për në Spitalin Rajonal në Prizren për trajtim të specializuar.