19 vjeçari ther me thikë një person në Vushtrri

Kronikë e zezë

19 vjeçari ther me thikë një person në Vushtrri

Më: 24 prill 2018 Në ora: 09:21
Ilustrim

Ditën e djeshme rreth orës 09:35 nga Emergjenca në Vushtrri është pranuar informata se një person ka kërkuar tretman mjekësor si pasojë e therjes me thikë.

Pas procedurave intervistuese në stacionin policor në Vushtrri, me urdhër të prokurorit kompetent i dyshuari J. S., 19 vjeçar është liruar në procedurë të rregullt.

Viktima mashkull pas tretmanit mjekësor është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm. Gjendja e viktimës sipas mjekut kujdestar është e mirë.

“Njësitë përkatëse pas marrjes së informatës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të të dhënave të para të siguruara, kanë identifikuar identitetin e personit të dyshuar”, bëhet e ditur në kumtesën e dërguar nga Zyra për Informim e Policisë së Mitrovicës.

Rrjedha hetimore e deritanishme si dhe elementet përbërëse të rastit, sipas prokurorit kompetent na udhëzojnë në hetim të veprës penale “lëndim i lehtë trupor’’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat