Italiani hyn për të ndarë sherrin, merr goditje të rëndë me thikë nga 20 vjeçari shqiptar

Kronikë e zezë

Italiani hyn për të ndarë sherrin, merr goditje të rëndë me thikë nga 20 vjeçari shqiptar

Më: 24 prill 2018 Në ora: 15:17

Një sherr për arsye banale kishte plasur mes një grupi të rinj me origjinë nga Shqipëria e Italia në provincën e Reggio Calabria, por situata ka agravuar në tentativë vrasjeje.

Një 17 vjeçar me oirjginë italiane ka ndërhyrë për të pushuar sherrin mes shqiptarëve e italianëve, një gjest i cili mund t’i kishte kushtuar dhe jetën. Nexhat Kica, 20 vjeç me origjinë nga Shqipëria i është kthyer adoleshentit italian dhe e ka goditur me thikë duke i shkaktuar dëme serioze në mëlçi.

Pavarësisht të çarave, fatmirësisht adoleshenti nuk është në rrezik për jetën. Nga ana tjetër, policia ka arrestuar të riun shqiptar, i cili akuzohet për tentativë vrasjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat