Gjendet i vdekur një person në një hotel në Prishtinë

Kronikë e zezë

Gjendet i vdekur një person në një hotel në Prishtinë

Më: 24 prill 2018 Në ora: 15:35
Ilustrim

Sot rreth orës 13:00, një person është gjetur i vdekur në lagjen Velania në Prishtinë. Këtë lajm e ka konfirmuar policia, por të njëjtit nuk kanë dhënë detaje të tjera. Media nga burimet mëson se personi në fjalë u gjet i vdekur në një hotel të kësaj lagjeje.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Burovci, e ka konfirmuar, por pa dhënë detaje të tjera.

Vdekja e këtij personi ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në lagjen Velania të Prishtinës, dhe policia po e cilëson rastin si "vdekje e dyshimtë".

"Janë rrethana që po hetohen nga policia por se tani jemi në një fazë fillestare ku po punohet për t'u sqaruar ato", tha Burovci.

Por, burime të Expressit bëjnë të ditur se personi në fjalë është 70-vjeçar dhe ka vdekur në një hotel të kësaj lagjeje. I njëjti burim thotë se ai ishte i shoqëruar me një femër, e cila pas vdekjes së 70-vjeçarit, ka ikur në drejtim të panjohur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat