Ngjarje e rëndë në Tiranë, 23 vjeçari gjendet i pajetë

Kronikë e zezë

Ngjarje e rëndë në Tiranë, 23 vjeçari gjendet i pajetë

Më: 24 prill 2018 Në ora: 18:44

Një ngjarje e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.Sipas bluve të kryeqytetit një 23 vjeçar është gjetur i vdekur nga familjarët e tij në dhomën e gjumit.

Dyshohet se ai ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak.“Më datë 24.04.2018, rreth orës 04:10 në rrugën “Xhanfize Keko”, në banesën e tij, është gjetur i vdekur nga familjarët në dhomën e tij, shtetasi R.T., 23 vjeç.Paraprakisht dyshohet për atak kardiak. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes” sqaron policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat