Arrestohen pesë persona në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

Arrestohen pesë persona në Fushë Kosovë

Më: 25 prill 2018 Në ora: 08:21
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se mëngjesin e djeshëm në Fushë Kosovë janë arrestuar pesë persona nën dyshimin se të njëjtit kanë tentuar ta thyejnë derën e një marketi.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë, ku dyshohet se gjatë ikjes kanë shtënë me armë zjarri në ajër.

Gjatë kontrollit në njërën nga shtëpitë e të dyshuarve është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një fishekë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat