I vjedh “Pegueot” duke e mashtruar, 39 vjeçari i drejtohet policisë

Kronikë e zezë

I vjedh “Pegueot” duke e mashtruar, 39 vjeçari i drejtohet policisë

Më: 25 prill 2018 Në ora: 16:58
Pegueot

Një 51 vjeçar i ka grabitur makinën një shtetasi duke e mashtruar. Policia e Shtetit sqaron se ngjarja ka ndodhur më 7 mars të këtij viti në lagjen "Beqir Dardha" në Elbasan, ku shtetasi me iniciale R.B, i ka marrë makinën tip “Pegueot”, shtetasit B.V, vjeç 39, banues në Elbasan. Autori është shpallur në kërkim nga policia.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 24.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasin R.B, vjeç 51 banues në Elbasan, pasi më datë 07.03.2018, në lagjen “Beqir Dardha”, i ka vjedhur me anë të mashtrimit, mjetin tip “Pegueot”, shtetasit B.V, vjeç 39, banues në Elbasan. Punohet për kapjen e R.B.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat