Një 52-vjeçar bën vetëvrasje në Gjilan - Bota Sot
Një 52-vjeçar bën vetëvrasje në Gjilan

Kronikë e zezë

E diel, 27 maj 2018

Një 52-vjeçar bën vetëvrasje në Gjilan

Më: 25 prill 2018 Në ora: 18:31
Ilustrim

Një 52-vjeçar dyshohet të ketë bërë vetëvrasje, në një mal, afër shtëpisë së tij në Kokaj të Gjilanit.

Ismet Hashani nga Policia e Kosovës në Gjilan ka konfirmuar se të mërkurën, rreth orës 10.00, është gjetur i vdekur Q. M. nga fshati Kokaj, banues në Gjilan.

Kjo është vetëvrasja e tretë në Gjilan në pak ditë. Para disa ditësh, vetes ia mori jetën një polic, ndërsa më pas dhe një infermiere e Spitalit të Gjilanit.

Zëdhënësi Hashani tha se policia rastin e trajton si vdekje të dyshimtë.

Hashani tha se me të lajmëruar rastin nga ana e familjarëve, menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, prokurori dhe mjeku i kujdestar i cili edhe ka konstatuar vdekjen.

“Afër trupit të viktimës është gjetur një pushkë gjysmë automatike”, bëri të ditur ai.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test