Shkaku që solli deri tek vdekja e ish-ushtarit të UÇK-së

Kronikë e zezë

Shkaku që solli deri tek vdekja e ish-ushtarit të UÇK-së

Më: 30 prill 2018 Në ora: 10:16
Jeton Kuçi

Ka ndërruar jetë në moshë të re ish-ushtari i UÇK-së nga Deçani, Jeton Kuçi, i cili njëherit ishte këngëtar.

Mësohet se shkaku që solli deri në vdekjen tragjike të tij ishte rrokullisja me motor në Bjeshkët e Deçanit.

Me të marrë lajmin tragjik për vdekjen e tij, kanë shpërthyer reagimet e shokëve, familjarëve dhe miqëve të tij.

Shumë mesazhe prekëse janë duke u publikuar në rrjetet sociale pas vdekjes së tij.

Siç raporton Policia e Kosovës, vdekja e tij ndodhi aksidentalisht pasi i njëjti gjersa ishte duke lëvizur me motoçikletë kishte pësuar lëndime vdekjeprurëse.

Njësitë relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe nga ekipi i ndihmës së shpejt është konstatuar se viktima nuk ka shenja jete.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë iu është liruar familjarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat