Aksident tragjik, vdes një motoçiklist

Kronikë e zezë

Aksident tragjik, vdes një motoçiklist

Më: 1 maj 2018 Në ora: 11:13
Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka vdekur një motoçiklistë pas një aksidenti tragjik në rrugën rajonale, Drenas- Obiliq.

Ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin është përfshirë një veturë dhe një motoçikletë me vozitës meshkuj K/Shqiptar.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore vdekjeprurëse ka pësuar  pasagjeri mashkull K/Shqiptar në motoçikletë, ndërsa vozitësi i motoçikletës  pëson  lëndime të rënda trupore dhe gjendet i hospitalizuar  në  QKUK.

Rastit ju kanë përgjigjur njësitet  relevante Policore. Me vendimin e Prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion  në IML, ndërsa i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat