Pjesëtarët e FSK-së kanë tërhequr trupin e njërit nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës, që ishte zhdukur natën e së shtunës në një aksident me veturën zyrtare.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi konfirmoi se pesë kilometra nga vendi i ngjarjes në ujërat e lumit Lepenc, është gjetur trupi i njërit nga policët, por pa treguar se cilit i përket.
Të shtunën Armend Trena dhe Malsor Dashi derisa po udhëtonin me veturën zyrtare janë vetaksidentuar dhe kanë rënë në lum.
Ne po iu sjellim disa fotografi nga vendi i ngjarjes.