Detaje nga plagosja në Shkodër

Kronikë e zezë

Detaje nga plagosja në Shkodër

Më: 5 maj 2018 Në ora: 14:55
Shkodër

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Shkodër, ku ka mbetur i plagosur një biznesmen. Burime policore bëjnë të ditur se i plagosur është shtetasi Xhevat Vataksi, 60 vjeç, biznesmen ndërtimi.

Mësohet se Vataksi është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Daragjat të njësisë administrative Bërdicë, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat