Policia e Kosovës njofton se dje në Gjakovë janë arrestuar dy të dyshuar, pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 1.54 gramë.
Sipas raportit të PK-së, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë i PK-së:
Rr. “Hamdi Berisha”, Gjakovë 07.05.2018-12:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 1.54 gramë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.