Përsëri incident tek "Mavrovasja", shkaku mos pagesa e parkingut

Kronikë e zezë

Përsëri incident tek "Mavrovasja", shkaku mos pagesa e parkingut

Më: 8 maj 2018 Në ora: 17:04

27 vjeçari B.R nga Shkupi, i punësuar në parkingun në Qendrën Tregtare "Mavrovasja", është sulmuar fizikisht nga një person i cili ka refuzuar të paguaj parkingun."B.R (27) nga Shkupi ka denoncuar se më 6.5.2018 rreth orës 23:00 në parkingun tek Qendra Tregtare Mavrovasja në bulevarin "Goce Dellçev" është sulmuar fizikisht nga personi F.A, i cili ka qenë me veturë.

Ai e ka goditur me grushte në pjesën e fytyrës dhe me mjet të hekurt në pjesën e pasme të kokës, me çka i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Arsyeja e përleshjes ka qenë përshkak se i punësuari i ka thënë vizitorit të paguajë parkingun. Atë moment, F.A ka dalë nga vetura dhe e ka sulmuar", njoftuan nga MPB.Po ndërmeren masa për zbardhje të plotë të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat