Vjedhin dru, arrestohet një zyrtar i pylltarisë në Podujevë

Kronikë e zezë

Vjedhin dru, arrestohet një zyrtar i pylltarisë në Podujevë

Më: 12 maj 2018 Në ora: 13:40
Ilustrim

Tre persona janë arrestuar në Podujevë, njëri zyrtar i Agjencisë së Pylltarisë së Kosovës, pasi që të njëjtit në bashkëpunim janë zënë në flagrancë, me dy kamion duke transportuar dru të cilat dyshohet se janë të vjedhura dhe pa dokumente përcjellëse.

Në konsultim me prokurorin, tre të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, ndërsa, kamionët dhe drutë janë sekuestruar. Rasti është duke u hetuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat