Ndalojnë makinën për kontroll rutinë, por gjejnë drogë me vlerë 200 mijë euro

Kronikë e zezë

Ndalojnë makinën për kontroll rutinë, por gjejnë drogë me vlerë 200 mijë euro

Më: 12 maj 2018 Në ora: 19:27
Droga e gjetur

Një 46-vjeçar shqiptar u vu në prangat e policisë italiane pasi u kap me makinën të mbushur me drogë.

Sipas mediave vendase patrullimi rutinë nga policia rrugore e Modena-s, vuri re një makinë tip “Fiat Bravo”, e cila rezultoi e pa regjistruar dhe me një urdhër-bllokimi për arsye tatimore, lëshuar nga “Equitalia” në 2016-ën.

Por gjatë kontrollit vjen edhe “surpriza”.

Në një hapësirë ku vendoset goma rezervë u gjet një çantë me rreth 1 kg kokainë të pastër.

Nëse droga do të dilte në treg, kapte vlerën e 200 mijë eurove.

Identiteti i shqiptarit nuk bëhet i ditur, por ai ka qenë me precedentë të mëparshëm penalë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat