Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka sekuestruar një motoçiklete në qytetin e Vitisë.
Nga Policia është ndaluar motoçikleta, pa tabela, me vozitës mashkull K/Shqiptar, i cili gjatë legjitimimit dhe verifikimit të mjetit , është vërtetuar se nuk posedon dokumentacion lëshuar nga dogana.
Me vendimin e prokurorit mjeti (motoçikleta) është sekuestruar, kurse i dyshuari pas intervistimit lirohet. Rasti mbetet të hetohet.