Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar tre meshkuj dhe tri femra në Prishtinë, të dyshuar se janë të përfshirë në prostitucion.
Janë arrestuar tre meshkuj dhe tri femra Shqiptare, (dy prej tyre shtetase të Maqedonisë), nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e lartcekur.
Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëra prej të dyshuarave është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë janë dërguar me procedurë të përshpejtuar në Gjykatën Themelore Divizioni për Kundërvajtje.