?Policia e Kosovës përmes një kumtese për media ka njoftuar se me datën 28 prill kanë pranuar informatën se në një market në Fushë Kosovë, një qytetarit i kanë humbur ( i kanë rënë në dysheme) një shumë e konsiderueshme e parave.
Megjithëse nga ana e policisë janë ndërmarrë një varg veprimesh për identifikimin e personit, kjo gjë nuk është arritur.
Shuma e parave të humbura gjendet në stacionin policor në Fushë Kosovë, andaj lusim qytetarin që të paraqitet në stacionin policor për t’i marrë paratë.