Thikë në prapanicë 47-vjeçarit pas konfliktit

Kronikë e zezë

Thikë në prapanicë 47-vjeçarit pas konfliktit

Më: 18 maj 2018 Në ora: 12:20
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një 47-vjeçar mbeti i plagosur me armë të ftohta pas një konflikti me një shtetas tjetër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, në Pedonalen e qytetit.

Shtetasit me iniciale G.Ç, 39 vjeç dhe B.D, 47 vjeç, të dy banues në Berat, pasi janë konfliktuar fizikisht me tyre, shtetasi G.Ç, ka goditur me mjet prerës (në vithe) shtetasin B.D.

Të dy shtetasit ndodhen në Spitalin Rajonal Berat, ku po marrin mjekim nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat