Një person bie në lum me traktor në Suharekë

Kronikë e zezë

Një person bie në lum me traktor në Suharekë

Më: 19 maj 2018 Në ora: 00:15
ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë së Prizrenit ka pranuar informatën se rreth orës 20:00 nga Urgjenca e Mjekësisë Familjare në Suharekë se një qytetar është rrokullisur me traktor dhe kishte rënë në lum tek vendi i quajtur “Ara e Sylë Bajramit” në fshatin Vraniq.

Sipas PK-së,  viktima R. K. 60 vjeçar thuhet të këtë ndërruar jetë në rrugë për në urgjencë.

Në vendin e ngjarjes përpos strukturave policore për hetimin e rastit i pranishëm ishte edhe prokurori i shtetit. Trupi i pajetë dërgohet për autopsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat