Policia jep detaje për personin që u gjet i vdekur në puset në Prishtinë

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për personin që u gjet i vdekur në puset në Prishtinë

Më: 19 maj 2018 Në ora: 21:37
Foto ilustrim

Sonte rreth orës 20:00, Policia e Kosovës në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë ka thënë se është nxjerrë trupi i pajetë i një personi 30-vjeçar nga një puset

Lajmi është konfirmuar nga Agron Borovci, zyrtar për media në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Policia e Kosovës ka marrë informacione për rastin dhe menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes.  Zjarrfikësit kanë nxjerr trupin e një personi të pajetë nga një puset. Policia ka filluar të grumbulloj informacione si dhe ka filluar hetim lidhur me rrethanat e rastit”, ka deklaruar Borvci.

Borovci ka thënë se rreth orës 20:00 policia ka pranuar një informacion i cili ka rezultuar me një person të vdekur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat