Tjetër aksident në autostradë, tre mjete përplasen në seri, plagoset drejtuesja

Kronikë e zezë

Tjetër aksident në autostradë, tre mjete përplasen në seri, plagoset drejtuesja

Më: 20 maj 2018 Në ora: 18:21
Foto ilustrim

Një tjetër aksident ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Durrës-Tiranë, ku kësaj radhe janë përfshire tre automjete. Ndërkohë një grua ka mbetur e plagosur.

Sipas të dhënave zyrtare rreth orës 16:40, në autostradën Durrës-Tiranë, janë përplasur 3 mjete (mjeti me targë AA 011 ED, me drejtues shtetasin Xh. Y., mjeti me targë AA 827 RC, me drejtuese shtetasen E. D., dhe mjeti me targë AA 868 DZ, me drejtuese shtetasen R. K.)

Si pasojë e përplasjes të 3 mjeteve ka mbetur e dëmtuar lehtë drejtuesja e mjetit me targë AA 868 DZ, shtetasja R. K., e cila është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e mëtejshme hetimore dhe procedurale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat