Humb jetën 29- vjeçari i cili u aksidentua pasditen e sotme në hyrje të Fushë Krujës, ku motori i tij me targa greke ka humbur kontrollin dhe për pasojë është aksidentuar i riu.
Mësohet se drejtuesi i motorit shtetasi Eljon Barushi, 29 vjeç ka marrë plagë të rënda dhe është nisur menjëherë me urgjencë në Spitalin e Traumës ku fatkeqësisht ka humbur jetën.