Rrëmbehet një person në Prizren

Kronikë e zezë

Rrëmbehet një person në Prizren

Më: 21 maj 2018 Në ora: 13:06
Ilustrim

Në orët e hershme të ditës së sotme në rrugën “Turgut Ozal” ka ndodhur një rrëmbim i një personi.

“Posa është pranuar informacioni, njësite policore kanë vepruar dhe  kanë arritur që t’i arrestojnë dy të dyshuar. Sipas raporteve hetimore thuhet se  të dyshuarit nën kanosje me armë: njëri me kallashnikov dhe tjetri pistoletë e kanë futur me forcë në veturë viktimën dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, njofton Policia e Rajonit të Prizrenit, pa përmendur nëse personi është rrëmbyer është burrë apo grua.

“Pas arrestimit janë sekuestruar edhe armët me të cilat dyshohet të jetë kryer vepra. Me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarit ndalën nën masën e arrestit policor ndërkaq hetuesit po punojnë për zbardhjen e rrethanave të rastit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat