Është grabitur një pikë bastesh në Tiranë.
Grabitja ka ndodhur në rrugën ‘Irfan Tomini’ në orët e para të mëngjesit, ku një person me armë dhe i maskuar është futur në një pikë bastesh ku ka marrë një shumë prej 50 mijë lekësh.
Policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.