Pas goditjes nga rryma, humbë jetën 26 vjeçari nga fshati Rashçe

Kronikë e zezë

Pas goditjes nga rryma, humbë jetën 26 vjeçari nga fshati Rashçe

Më: 21 maj 2018 Në ora: 19:43

Një djalosh njëzet e gjashtë vjeçar nga fshati Rashçe ka humbur jetën pas një goditje që ka marë nga rryma elektrike. Fatkeqësia ka ndodhur dje pasdite derisa kishte mbledhur kabllot elektrike në afërsi të Kalasë së Shkupit.

"Më 19.05.2018 rreth orës 16:50 në Shkup në rrugën "Prohor Pçinski", gjatë mbledhjes së kabllit elektrik, N.B (26) nga fshati Rashçe ka marë goditje nga rryma. ME veturë të ndihmës së shpejtë personi është dërguar në klinikën "Nënë Tereza" ku nga ana e mjekut vetëm se është konstatuar vdekja", njoftojnë nga MPB.Me urdhër të Prokurorit Publik trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat