Aksident, humb jetën 18 vjeçari

Kronikë e zezë

Aksident, humb jetën 18 vjeçari

Më: 22 maj 2018 Në ora: 09:17
Pamje nga aksidenti

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 1:30 në magjistralen Prishtinë - Ferizaj saktësisht në fshatin Llapnasellë ku ka humbur jetën një person dhe janë lënduar dy të tjerë.

Sipas Policisë në  aksident ka qenë e përfshirë një veturë e tipit BMW e cila ka humbur kontrollin dhe është përplasur në një dyqan.

Trupi i pajetë i viktimës V. A 18 vjeç eshtë dërguar për obduksion, ndërkohë që personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merren njësiti i trafikut.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat