Një aksident automobilistik ndodhi pasditen e sotme në Shkodër.
Si pasojë e përplasjes së tre autoveturave, një person humbi jetën në spital, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Kryebushat, ndërsa drejtuesi i benzit, me targa AA 802 JA, Ludovik Malota, 62 vjeç, që ndërroi jetë pak pasi u transportua në spital.
Në aksident është përfshirë edhe myftiu i Malësisë së Madhe, Edmir Smajlaj.
Për fat të mirë ai nuk ka pësuar dëmtime, ndërsa bashkëshortja e tij është dërguar në spital.