Vet-aksident, vdes një person

Kronikë e zezë

Vet-aksident, vdes një person

Nga: Bota Sot Më: 25 maj 2018 Në ora: 11:48
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur një femër pasi që ishte akisdentuar  në KM-58 Autostrada Gjurgjicë-Vërmicë.

“Raportohet se vetura me tabela vendore, vozitës femër K/Shqiptare, ka shkaktuar vetëaksident trafiku me lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar dhe hospitalizuar për trajtim mjekësor në QKUK, ku me datën 24.05.2018,ora 22:15 ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e Policës së Kosovës.

Kurse, me vendimin e prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat